Zbritje për Festën e Kurban Bajramit për vetëm 15€ në këto ëmbëlsira:

Choco Cake

Ëmbëlsirë e stërmbushur me çokollatë të zezë e cila mund të shoqërohet me akullore vanilje. Mund ta porositni online ose në lokacionet e Pastiçerisë Matisse

Cheese Cake Orange

Portokallet janë një pjesë e rëndësishme e shumë recetave të Matisse.

Përveç faktit që na ofrojnë një nga lëngjet më të shijshme dhe të shëndetshme, portokallet pasurojnë shumë gatime të kripura dhe të ëmbla.

Një nga kombinimet më perfekte të portokalleve është me çokollatën dhe cheesecake thonë mjeshtrit e kulinarisë.

Strawberry Cake

Ngjyra e kuqe, aroma e mrekullueshme dhe shija e veçantë bëjnë që luleshtrydhet të jenë frutat më të pëlqyera jo vetëm të fëmijëve, por edhe e të rriturve. Në mjekësinë popullore luleshtrydhja është ilaçi që mund të shërojë më shumë sëmundje dhe të përdoret kudo. Ato mbahen si një nga ushqimet me përmbajtje më të lartë të vitaminës C. Po ashtu luleshtrydhja ka dhe vlera të larta mjekësore duke veçuar këtu vetinë e saj të madhe antioksiduese. Mendohet se sa më shumë të skuqet fruti, aq më shumë atij i rriten vlerat antioksiduese.

Shija delikate majhoshe e luleshtrydheve të freskëta jep një flagrancë ëmbëlsirës tonë

Nutella Cake

Kjo ëmbëlsirë me Nutella është e pasur me disa shtresa të Nutellas të cilat i përkasin një dimensioni përrallor të embëlsirave me çokollatë! 

Milka Cake

Nëse jeni adhurues i çokollatës atëherë “Milka” është ëmbëlsira e duhur për ju. Në fakt kjo ëmbëlsirë përmban një përqindje të madhe të çokollatës dhe kakaos, ja pse ka një shije të mesatare të lehtë, por tepër të shijshme. “Mika” është ideale pas një dreke të lehtë me miqtë tuaj ose si shoqëruese e tryezës gjatë mbrëmjes. Aroma e kakaos e ndërthurur me shijen e fortë të çokollatës e bëjnë një nga ëmbëlsirat më të preferuara dhe më të shijshme të Matisse-s.

Snickers Cake

Një ëmbëlsirë klasike, e cila ka qenë pjesë e pastiçerisë sone prej shumë kohësh. Përzierja e shijes së çokollatës me atë të lajthisë është padyshim “pika e fortë” e kësaj ëmbëlsire, dhe atë padyshim mund ta gjeni në cdo lokacion të Matisse-s 

Rocher Cake

Ëmbëlsirë e stërmbushur me çokollatë dhe copëza të grimosura lajthie. Mund ta porositni online ose ta gjeni të gjitha lokacionet e Matisse Patisserie. 

Sacher Cake

Sachertorte siç thuhet ne gjermanisht është ëmbëlsira e famshme Austriake. E njohur në gjithë botën per shijen e saj por dhe për kaloritë që mbanë. E krijuar nga një stazhist 16 vjeçar Franz Sacher ne 1832. Ëmbëlsira lindi atë ditë që pastiçieri i ri po zëvendesonte një chef të famshëm pasi u sëmurë dhe i duhej të përgatiste një ëmbelsirë për princin Von Mitternich WinnesburgPasi ishte menduar gjatë, vendosi të kombinoj midis tyre përbërës të thjeshtë por dhe tradicionalë për të pasur nje shije delikate dhe të shijshme.Embëlsira rezultoi e shkëlqyer dhe nga ajo ditë torta mori emrin  tij Sacher. Përgatitet në gjithë botën por receta e tij origjinale ruhet me shumë sekret në Vienë dhe ne nuk i tregojmë askujt deri më sot.