Katërmbëdhjetë shkurti po afron dhe shumëkush e pret me dëshirë të madhe. Kjo ditë mund të konsiderohet si dita më e veçantë e vitit, ku çdokush përpiqet që këtë ditë t’ia dedikojë posaçërisht dashurisë. Festimi i kësaj dite simbolike është kthyer në një zakon të ëmbël edhe në Kosovë, ku çiftet e dashuruar përveç emocioneve të bukura të asaj dite, janë edhe në dilemë se çfarë t’i dhurojnë njëri-tjetrit.
Dhuratat që mund të ofrohen në këtë ditë janë nga më të ndryshmet dhe pa dyshim që ato zgjidhen edhe në varësi të shijes së partnerit. Por, simbol i Shën Valentinit patjetër se janë çokollatat, të cilët janë simbol i hershëm i dashurisë.

Çdo komb, çdo kulturë ka mënyrën e saj për të festuar ditën e Shën Valentinin. Por, një gjë i bashkon të gjithë në ditën më të ëmbël të vitit… çokollata. Tani për këtë ditë Amel ka krijuar një koleksion të gjerë të çokollatave, me ngjyra, shije, dhe forma mbresëlënëse, të personifikuara dhe dedikuara 14 shkurtit. 

Të gjitha produktet e Amel mund të i gjeni në të të gjitha lokacionet e Matisse ose mund të porositni online në Amel Chocolate ose Matisse