If you have any questions send an email at support@matissecakery.com
Historiku i Matisse
Njeriut gjithmonë i kanë pëlqyer gjërat e ëmbla.
Fillimisht ato i ka shijuar në formën e tyre vegjetative, të papërpunuara, në formën e frutave, të nektarit të luleve, e të mjaltit.
Më vonë, me zhvillimin e shoqërisë njerëzore, edhe prodhimi ëmbëlsirave hyri gradualisht në punët që kryente njeriu për përgatitjen e ushqimit të tij.
Pra këtë degë, ose siç e kanë quajtur që në kohët e lashta, “arti që krijon një mijë gjëra me mjaltë e sheqer” ka tërhequr shumë shkrimtarë, piktorë, poetë, historianë e dijetarë, të cilët krahas veprave të tjera, kanë lënë shënime të ndryshme edhe për ëmbëlsirat.
Në vitin 2014, duke u inspiruar nga historia dhe tradita e kuzhinës franceze, një kulturë dhe ekspertizë e re industriale sa i përket botës së ëmbëlsirave erdhi në Prishtinë, në të cilën nuk munguan receptat e delikatesave më magjike dhe të paharrueshme me origjinë të pastërt franceze.
Matisse është emër francez që rrjedh nga ‘Matthew’ ose “Matias”, që të dy do të thotë “Dhuratë e Zotit”. Emri gjithashtu do të thotë “shpirt i lirë ose i butë” dhe zakonisht frymëzon elegancën dhe rafinitetin e pastërt.
2014
Hapet koncepti apo pika e parë e Matisse në Prishtinë.
2015
Zgjerimi i Matisses sa i përket qendrës së Prodhimit ku hapet Laboratori i parë & special për krijimin e ëmbëlsirave.
2015
Matisse finalizon marrëveshjen me HORECA dhe me kompani të ndryshme në Kosovë, si pastiqeri furnizuese e ëmbëlsirave dhe produkteve të ndryshme.
2016
Hapet koncepti apo pika e dyte e Matisse në Prishtinë.
2018
Hapet koncepti apo e tretë e Matisse në Prishtinë.
2019
Hapet koncepti apo pika e katërt e Matisse në Prizren.
2019
Matisse zgjerohet në pikën e saj të pestë, ku mundëson krijimin dhe shitjen e ëmbëlsirave në dyqan special dedikuar ëmbëlsirave për ditëlindje, dasma, ahengje, evente të ndryshme.
Fokusimi në
Matisse është e rrethuar me ekspertë në fushën e pastiçerisë sidomos nga ata italian, të cilët shoqërojnë ekipet tona në Laboratorin e Matisses. Ne vazhdimisht rishikojmë dhe mundohemi të përsosim mënyra tona të ndryshme për të zhvilluar koncepte moderne të ëmbëlsirave në mënyrë që të plotësojmë kërkesat e klientëve tanë. Ekipi ynë i prodhimit është i trajnuar në të gjitha teknikat e mundura, kombinuar me fleksibilitetin e aseteve tona teknologjike të prodhimit të cilat garantojn kualitetin më të lartë.
Produkte të ndryshme
Lokacione në gjithë Kosovën
Vite eksperiencë
Ne besojmë se për të krijuar ëmbëlsira me pasion dhe dashuri, cilësia dhe përbërësit natyralë duhet të kombinohen në harmoni njëri me tjetrin.
Ne zgjedhim me përpikmëri përbërësit më të mirë, duke i dedikuar kohën e nevojshme në mënyrë që të gjitha recetat të zhvillohen në mënyrë perfekte. Përkushtimi i ekipit tonë në Laborator, njohuria në teknikat e ndryshme si ato klasike dhe moderne, pastaj kombinimet e shijeve të ndryshme e bëjnë të mundur që matisse të krijojë sasi të mëdha të ëmbëlsirave duke ruajtur kualitetin dhe artizanatin sekret të recetave të saj.
Produktet tona mbahen në temperatura prej -18 deri sa ato te formësojnë shijen e tyre, duke mos përdorur përbërës industrial, por të gjitha të krijuara nga ekipi ynë që mundëson krijimin e lëndës së parë.
Si rezultat i kësaj, të gjitha pikat tona në qytet, mbajnë ëmbëlsirat më të freskëta.
Selektim i ëmbëlsirave sezonale, ato standarde me shije si snickers, sacher, oreo, milka pastaj selektimi i tarteve, cupcakes, biskotave etj.
Selektim i produkteve të kafesë, duke filluar nga kafet e ngrohta si ato standarde (Makiato, Amerikane, Latte, Vienesse etj), pastaj kafet e ftohta ( Choco Frape, Caramel etj)
Selektim i ushqimeve të ndryshme duke filluar nga pjatat kryesore, sanduiçat dhe pastat e ndryshme organike të suportuara gjithashtu me produkte vegjetariane.
Selektim i shijeve të akulloreve të bëra special me përbërës organik / homemade nga laboratori i Matisses.
Shtëpia e Ëmbëlsirave që mundëson krijimin e ëmbëlsirave me porosi të veçantë, duke filluar nga ato për: ditëlindje, dasma, fejesa, evente të ndryshme etj
Selektim i Çokollatave Praline, Çokollata 100gr dhe 50gr ne blokë të mundësuara dhe krjiuara nga Amel Chocolate.
Shkëlqimi klasik, ngjyrat e renesansës, pasqyrat në hark, gjeometria simetrike e mureve e frymëzuar nga artistët e impresionizmit dhe romantizmit francez gjate shek IV, gërshetimi me art-in modern jane pikërisht këto detaje që ju bëjnë të udhëtoni në “Arti-n që krijon një mijë gjëra me mjaltë e sheqer”